Profesori Lush Susaj ka përcjellë një mesazh për prindërit dhe mësuesit, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Ai u ka bërë thirrje prindërve të reflektojnë mbi situatën ekonomike të familjeve dhe të fëmijëve, duke e lidhur atë me zgjedhjet e tyre politike ndër vite.
“Thirrje prindërve, shihni sepse nga vota juaj 36 vite, çdo 4 vite për hasmin e fëmijëve dhe kombin tuaj është krijuara kjo situatë për fëmijët tuaj dhe situata juaj ekonomike, vetëm për gafën që keni bërë çdo 4 vite”, është shprehur Susaj.
Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje mësuesve që të kenë parasysh gjendjen ekonomike të nxënësve dhe t’u mësojnë atyre reagimin dhe atdhedashurinë.
“Thirrje mësuesve të përpiqen të vlerësojnë situatën ekonomike të fëmijëve. T’u mësojnë reagimin, patriotizmin, atdhetarinë dhe kurrë heshtjen e gojëkyçjen”, tha ai.
Në fund, Susaj u ka bërë thirrje prindërve që të bojkotojnë, sipas tij, “orën e propagandës” në ditën e parë të shkollës.
