Një vatër zjarri është konstatuar pranë stallave të lopëve në fshatin Valare. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur automjeti zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes.

Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit konstatuan se në anë të rrugës, pranë stallave, po digjeshin barishte dhe shkurre.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri u izolua dhe u shua në kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve dhe pa shkaktuar dëme të tjera materiale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb