Mijëra njerëz janë mbledhur në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Nikea për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare.

Vigjilja publike nisi që të dielën pasdite, ndërsa që prej orës 19:30, kur trupi i këngëtarit mbërriti në kishë, turma e madhe e fansave ka qëndruar për orë të tëra për të bërë homazhe. Shumë prej tyre kanë mbajtur lule të bardha, ndërsa jashtë kishës janë dëgjuar vazhdimisht këngët më të njohura të Mazonakis.

Nikea, lagjja ku këngëtari u rrit, është mbushur me njerëz të të gjitha moshave. Banorë të shumtë kanë dalë në rrugë, ndërsa të tjerë e kanë ndjekur ceremoninë nga ballkonet e shtëpive të tyre.

Në momentin e mbërritjes së arkivolit, turma shpërtheu në duartrokitje dhe thirrje “I pavdekshëm!”, ndërsa mbi arkivol u hodhën lule. Emocionet ishin të forta dhe shumë prej të pranishmëve nuk kanë mundur t’i mbajnë lotët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Homazhet publike vijuan deri në mesditë, ndërsa më pas kisha u përgatit për ceremoninë mortore. Funerali u zhvillua në praninë e familjarëve, miqve dhe shumë emrave të njohur të artit grek. Mes personazheve të njohura që mbërritën në kishë ishin këngëtarët Nikos Economopoulos, Natassa Theodoridou, Paola, Ivi Adamou, Michalis Kuinelis, Thanos Petrelis, si dhe aktorë e figura të tjera publike. Edhe prindërit e Mazonakis mbërritën në Kishën e Trinisë së Shenjtë për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tyre. Pranë familjes kanë qenë edhe miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të artistit.

Një nga fansat tha se dhimbja për humbjen është e madhe, por se dhimbja e prindërve të tij është edhe më e madhe. Të tjerë kujtuan një prej shprehjeve të Mazonakis: “Nuk dua të më duan, dua të Funerali është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa më pas trupi i këngëtarit do të përcillet për në Varrezat e 3-ta, ku varrimi do të zhvillohet në një rreth të ngushtë familjar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb