Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani ka realizuar një gol vërtetë të bukur, në ndeshjen që Esteghal luajti ndaj Al Sadd në Champions League të Azisë. Në minutën e nëntë, Asani kontrolloi mirë topin dhe me një të majtë fantastike, ia doli që të mposhtë portierin kundërshtar.

Festa ishte e gjitha e ligjshme për iranianët, që morën epërsinë, në fillimin e takimit. Asani e ka nisur mirë këtë edicion, duke luajtur rregullisht dhe duke kontribuar për skuadrën e Esteghal.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: