Në ditën e 107 të revoltës, protestuesit kanë vijuar tubimin me një marshim në disa prej rrugëve të Tiranës.

Gjatë lëvizjes së tyre në kryeqytet, protestuesit kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa një prej sloganeve të përsëritura ishte “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”.

Marshimi u ndal fillimisht pranë Bllokut të Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për personat e ndaluar gjatë protestave.

Më pas, turma u zhvendos në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, ku protestuesit vijuan me thirrjet e tyre dhe përcollën mesazhet kundër qeverisë.

Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë protestat, ndërsa dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e konsiderojnë një nga kërkesat kryesore dhe të panegociueshme të lëvizjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb