Prej afro 20 vitesh fshati Madhesh në luginën e Shkopetit furnizohet pjesërisht me energji elektrike, ku një nga banorët e zonës thotë se kabina është jashtë funksionit, duke lënë një pjesë të mirë të fshatit pa u furnizuar me energji.

Sipas kryetarit të fshatit Madhesh, Zef Gjeçi me energji elektrike furnizohen rregullisht vetëm abonentët që janë të vendosur pranë rrugës kombëtare, ndërsa ata që janë përtej liqenit jetojnë në terr.

Veç të tjerash, transformatori shpërndarës i energjisë elektrike nuk është vendosur brenda një kabine, por është lënë në mjedis të hapur, duke rritur rrezikun që qytetarët të bien në kontakt me elektricitetin. Për rrjedhojë, Gjeçi drejton thirrje ndaj OSHEE-së që të merren masa për furnizimin e të gjithë fshatit me energji, si dhe të izolojnë transformatorin.

Sipas qytetarëve, nëse problemet me energjinë elektrike zgjidhen, zona do të merrte një hov zhvillimi, sidomos në sektorin e turizmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb