Situata te Juventusi po bëhet gjithnjë e më delikate. Luciano Spalletti ndodhet përballë një momenti vendimtar, pavarësisht garancive të drejtuesve të klubit. Rezultatet e fundit nuk kanë bindur dhe trajneri ka nevojë për një reagim të menjëhershëm për të siguruar qëndrimin në stolin e bardhezinjve.

Dy sfidat e ardhshme, debutimi në Europa League ndaj Nec dhe përballja me Atalantën, pritet të jenë përcaktuese për të ardhmen e tij. Spalletti po vlerëson edhe ndryshimin e modulit, me 4-3-3 ose 4-2-3-1 si alternativat kryesore, veçanërisht pas mungesës së Locatellit në mesfushë.

Në qendër të vëmendjes është edhe Randal Kolo Muani. Francezi pritet ta nisë sërish nga minuta e parë, por hapësira për të gabuar është ngushtuar ndjeshëm. Juventusi ka nevojë për golat dhe mbi të gjitha për një paraqitje bindëse nga sulmuesi.

Nëse rezultatet nuk ndryshojnë, presioni do të rritet edhe më shumë mbi Spallettin. Në Torino po përmendet gjithnjë e më shpesh emri i Antonio Contes, i kërkuar madje edhe nga tifozët. Ndeshjet ndaj Nec dhe Atalantës mund të vendosin fatin e trajnerit në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb