“Balluku ka arritur të ketë prova për të shantazhuar Ramën dhe për t’i shpëtuar drejtësisë”, kështu u shpreh Tedi Blushi në një intervistë në “News24”.

Gjatë intervistës, deputeti i Partisë së Lirisë, akuzoi kryeministrin për korrupsionin duke theksuar se shteti i është i kapur nga krimi. Gjithashtu nuk i kurseu akuzat edhe ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Më tej analizoi edhe vijueshmërinë e protestës për të cilën tha se ka besim se kjo revoltë do ta largojë kryeministrin Rama.

“Balluku ka arritur të ketë prova për të shantazhuar Ramën dhe për t’i shpëtuar drejtësisë. Janë 83 kartona. Shihni standardet, Veliaj , Saimir Tahiri dhe Belinda Balluku. Balluku është Edi Rama. U zbulua vila e dytë e Ballukut, është marrë i pandehur Igli Tare,

Duhet të marrësh të pandehur Belinda Ballukun. Kur u bë publik audiopërgjimi i Ron Yeffet duhet të kishin dalë urdhër arrestet?

Belinda Balluku dhe Edi Rama kanë 13 vite në pushtet.  Janë 4 mld euro që nuk arkëtohen në vit nga buxheti i shtetit…16 mld euro në një mandat qeverisës…Si ka mundësi që afera e inceneratorit ende vijon? I vetmi besim që un kam është te shqiptarët. Besimi kryesor qëndron te populli shqiptar i cili kam besim se do ta shporrë Edi Ramën. Kryeministri Rama rrëzohet vetëm nme protesta të pandalshme dhe përballje me regjimin kudo, Në institucione dhe në rrugë. Kanë marrë nën hetim Luanin e opozitës, përse nuk marrin “Tigrat e Ballukut”?, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb