Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi.
Andoni theksoi se Serbia ka marrë një goditje të fortë sot, pasi lufta e UÇK-së u vërtetua e pastër.
Ai nënvizoi se Serbia nuk de njeh për kollaj realitetin, duke thënë se është i bindur se do ketë Banjska të tjera në Kosovë.
Ben Andoni: Unë besoj se Serbia nuk do lërë të qetë Kosovën. Do kemi Banjska të tjera në Kosovë.
Edhe Serbia u godit, për faktin se lufta e UÇK-së u vërtetua e pastër. Gjykata që dha vendimin sot është e Kosovës. Fitorja më e madhe për Kosovën sot është fakti që lufta e UÇK-së u vërtetua se është e pastër.
