Ish-deputeti i PS-së Petro Koçi, i ftuar në emisionin Minuta e parë në News24, duke folur për përgjimet, ku del emri i Ron Yeffet, shprehet se beson se shërbimet e huaja janë të përfshira.

Koçi shpehet se shërbimet e huaja janë të përfshira në këto përgjime. Sipas tij, Shqipëria nuk prodhon armë.

Koçi tha se nëse do kishte prodhim armësh, do të viheshin në alarm edhe zyrtarët e NATO-s.

Petro Koçi: Duhet të jenë përgjime të ndonjë shërbimi të huaj këto të Ron Yeffet. Vetë Ahmetaj nuk është se ka kapacitete për të bërë përgjime. Situata që sot është në Shqipëri bën që të ketë palë të interesuara. Mediat e huaja e shikojnë nga një kënd me natyrë gjeo-strategjike. Ka vende që kanë interesa, që nuk do donin investime amerikane në Shqipëri.   

Shqipëria nuk prodhon armë, por kemi ligj që rregullon eksportin apo importin e armëve apo monicioneve ose lëndëve me përdorim të dyfishtë, ka ndërmarrje të specializuara që marrin përsipër këto përgjegjësi. Edhe subjektet private mund të përfshihen, por janë të certifikuara nga ana e sigurisë.  

Nëse do kishte trafik armësh, do ishte shumë alarmante për NATO-n. NATO nuk është një strukturë, që mund t’ja hedhësh kollaj. Shqipëria nuk vepron dot pa mirëkuptim me NATO-n. Shqipëria nuk prodhon dot armë. Nuk e njoh Ron Yeffet, nuk i njoh miqtë e vjetër të Edi Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb