Deputetja e pavarur tashmë Marjana Koçeku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të dënuar me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Koçeku shprehet se ky është dënim i dytë për shpirtin e popullit martir të Kosovës.
“Drejtësia e Europës nuk mund të jetë e plotë pa drejtësinë e popujve që i përkasin hapësinës së saj e sot kjo drejtësi u fye randë.
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së e glorifikon krimin në Ballkan, agresorin dhe gjenocidet e ndodhuna”, shprehet Koçeku.
Në fund, ajo thekson se kjo nuk është drejtësi në emër të shqiptarëve e as të vërtetës.
Postimi i deputetes së pavarur Marjana Koçeku
Jo në emër tim!
Dënimi i çlirimtarëve e dënon për herë të dytë shpirtin e nji populli martir si ai i Kosovës.
Drejtësia e Europës nuk mund të jetë e plotë pa drejtësinë e popujve që i përkasin hapësinës së saj e sot kjo drejtësi u fye randë.
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së e glorifikon krimin në Ballkan, agresorin dhe gjenocidet e ndodhuna.
Kjo nuk asht drejtësi në emër të shqiptarëve e as të vërtetës.
