Sot është dita e 110 e protestës qytetare.
Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralajëruar se protesta sot do të zhvendoset para Kuvendit, aty ku edhe do të mbahet seanca e radhës plenare.
Disa protestues janë zhvendosur edhe para SPAK, ndërkohë thirrjet e tyre janë për protestuesit e arrestuar pak ditë më parë.
“Lironi çunat”, thërrasin protestuesit.
