Nuk ndalet aksioni qytetar. Protestuesit kanë bllokuar me kosha mbeturinash rrugën e Elbasanit, ndërkohë që policia ka zbarkuar në këtë zonë.
Sakaq, kjo e fundit ndërhyri dhe shoqëroi një protestues, i njohur ndryshe si ‘djali i pankartës’, që prej 110 ditësh mban në krahët e tij gjatë protestave pankartën.
Siç u pa dhe nga pamjet live, policia ia hodhi pankartën Ani Markut te Ura e Lanës.
