Protesta e 110-të kundër qeverisë është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta dhe mesazhe drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë.
Protestuesit kanë shprehur kritika ndaj qeverisë, duke ngritur shqetësime për situatën ekonomike dhe duke e akuzuar atë për favorizim të oligarkëve.
Në njërën prej pankartave shkruhet: “Për një fjalë në shesh, populli arrestohet, kurse bejlerët dhe oligarkët i lini të pasurohen. SPAK, përgatit prangat për këtë pushtet, se populli nuk ndalet, po e mbron këtë shtet!”
Një tjetër pankartë i referohet ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe çështjeve të bëra publike së fundmi rreth saj.
“Populli pa bukë, nafta me çmime flakë, Belinda me vila, përfundoi në SPAK!”, thuhet në pankartë.
Protesta vijon prej 110 ditësh para Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë largimin e qeverisë dhe shprehin kritika ndaj mënyrës së qeverisjes dhe funksionimit të institucioneve.
