Është mbyllur protesta e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Rreth 25 persona që u arrestuan gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit në orët e paradites, vijojnë të mbahen në qeli. Protestuesut u zhvendosën në mbrëmje para Komisariatit Nr. 1, në shenjë mbështetjeje për protestuesit e ndaluar.
Qytetarët kërkuan lirimin e tyre, ndërsa gjatë qëndrimit para komisariatit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Arrestoni Ramën!”, “lironi çuanit”, “çuna çuna jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”, ishin këto thirrje të protestuesve.
Me qëndrimin para komisariatit dhe thirrjet për lirimin e të arrestuarve, u mbyll edhe protesta e 110-të e zhvilluar kundër qeverisë Rama.
