Këtë mesjavë u luajtën dy takime të La Liga, të vlefshme për javën e gjashtë. Betis fitoi minimalisht 1-0 ndaj Getafes, në një sfidë mjaft të luftuar.

Ndeshja u vendos nga një gol i marokenit Ezzalzouli, në pjesën e parë. Në pjesën e dytë mjaftoi menaxhimi i rezultatit për skuadrën e Pellegrinit për të marrë 3 pikë të rëndësishme.

Villareal mundi 1-3 Malagan në transfertë. Vendasit shënuan të parët me Dotor, por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi Moleiro dhe Gueye (x2) përmbysën llogaritë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb