Tekniku i Vorës, Bellai dha opinionin e tij për barazimin pa gola ndaj Tiranës.

“Ndeshjen e kemi përgatitur si duhet pasi përpara se të fillonte u thash djemve se të paktën duhet që të merrnim një pikë. Them se barazimi ishte i drejtë, por Tirana kishte epërsinë më të madhe në fushë me vendosjen e saj. Tirana është ekip i madh, nuk mund ta hedhim poshtë. E dinim që kishim përballë një ekip me cilësi.

“Nuk jemi të kënaqur me pikët e grumbulluara deri më tani. Mendoj se na duhet pak më shumë ego në fushë dhe duhet të pranojmë se eksperiencën në Superiore e kemi tashmë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb