Birra Korça dhe serenatat, një kombinim që duket se i shkon natyrshëm qytetit të Korçës. Në natën e dytë të festivalit të serenatave, tingujt e këngëve tradicionale u shoqëruan me trokitjen e gotave të Birrës Korça, duke krijuar një atmosferë festive për qindra artdashës.Stenda e birrës u kthye në një nga pikat më të frekuentuara të mbrëmjes, me qytetarë dhe vizitorë që shijuan birrën mes tingujve të serenatave.

Një atmosferë që u përcoll edhe nga Mihallaq Andrea, i cili ndër vite i ka kënduar Birrës Korça dhe që këtë herë e solli sërish në vargjet e tij, duke e lidhur me këngën dhe traditën e qytetit.
Edhe organizatorja e festivalit, Blerta Belliú, vlerëson praninë dhe mbështetjen e Birrës Korça në këtë aktivitet, duke e cilësuar si një bashkëpunim që i përshtatet natyrshëm festës së serenatave. Gota të panumërta u mbushën për të pranishmit në festival pasi sipas tyre është e vetmja shije që shoqëron bisedat, festat dhe momentet e bukura me familjen dhe shoqërinë.

Edicioni i tretë i Festivalit të Serenatave këtë vit erdhi me katër net, në katër ambiente të ndryshme, duke bashkuar zërat e brezave që e kanë kënduar serenatën ndër vite me të rinjtë që po e trashëgojnë këtë traditë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: