Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka akuzuar SPAK se, pavarësisht fakteve të reja të bëra publike për Belinda Ballukun, ende nuk ka kërkuar në Kuvend heqjen e imunitetit të saj.
“Edhe sa vila duhet t’i dalin kësaj zonje që të vijë kjo kërkesë?”, shprehet Balliu, duke ngritur akuza edhe ndaj kryeministrit Rama dhe duke theksuar se aferat për të cilat akuzohet Balluku lidhen edhe me të.
Reagimi:
Pavarësisht se çdo ditë ka fakte dhe prova të reja për Lubi Ballukun, SPAK ende nuk ka sjellë në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Edhe sa vila duhet t’i dalin kësaj zonje që të vijë kjo kërkesë, apo nuk e lejon lartmadhëria e tij, shoku Edvin, që Lubia e ka kapur prej fyti, sepse të gjitha ato afera në të cilat ajo akuzohet janë padiskutim edhe aferat e shokut Edvin. Edhe sa kohë duhet të presin qytetarët që këta dy super hajdutë të shkojnë pas hekurave?
