Barazim spektakolar 2-2 mes Romës dhe Interit në “Olimpico”. Kryeqytetasit shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Kone, duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes.
Zikaltërit u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe ia dolën që të barazojnë shifrat falë dopietës së Lautaro Martinez. Roma dhe Inter mbajnë vendet e para në tabelë në Serie A, me nga 13 pikë përkatësisht. Takimi ishte i vlefshëm për javën e pestë të Serie A.
