Borussia Dortmund ka marrë fitoren e katërt rresht në Bundesligë. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac fituan të shtunën 0-1 në transfertën delikate ndaj Stuttgart. Vendimtar në këtë sfidë të vështirë për verdhezinjtë ishte goli i shënuar nga Maximilian Beier, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të mrekullueshëm të Jobe Bellingham.

Në minutën e 73-të, Dortmund i afrohet golit të dytë, por goditja e Konstantinos Karetsas përfundoi pak jashtë shtyllës së djathtë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Borussia Dortmund fiton 0-1 dhe kryeson e vetme me 12 pikë. Stuttgart e ka nisur shumë keq këtë sezon dhe renditet momentalisht në vendin e 14-të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb