SHBA- Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ka konfirmuar Ministria e Jashtme kineze.

Në një deklaratë zyrtare, ministria bëri të ditur se vizita zhvillohet me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump.

“Me ftesë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Presidenti Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator”, thuhet në deklaratë.

Takimi do të jetë i dyti mes Xi Jinping dhe Donald Trump gjatë vitit 2026. Mundësia e një takimi të ri mes dy liderëve ishte diskutuar prej disa javësh, por deri tani nuk kishte pasur një konfirmim zyrtar nga pala kineze.

Vizita pritet të jetë në fokus të vëmendjes ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve mes dy ekonomive më të mëdha të botës dhe çështjeve që lidhen me bashkëpunimin dhe mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Pekinit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb