Një tjetër protestë madhështore është mbajtur mbrëmë në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, e cila dënoi ish-drejtuesit e UÇK-së. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe. Ndërkohë, gjatë protestës janë ndezur flakadanë, ndërsa në shesh është dëgjuar edhe kënga e njohur “Mora fjalë”, duke krijuar një atmosferë emocionale mes pjesëmarrësve.

Qytetarët kanë vazhduar të qëndrojnë të mbledhur në shesh, duke brohoritur dhe duke përcjellë mesazhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta e mbrëmshme është e pesta me radhë që po mbahet në kryeqytet pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sakaq, Plisat kanë publikuar disa pamje nga protesta ku dëgjohen dhe këngë patriotike. Ndërkohë, një tjetër protestë është njoftuar se do të mbahet sot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: