Protestuesit vazhdojnë marshimin e tyre, teksa janë drejtuar për tek Kryeministria.

Thirrje të shumta ka pasur nga ana e tyre, teksa mbajnë në duar edhe në pankarta.

“Shikoni dëgjoni, bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e merrni dot”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Rama në burg, Berisha në burg” etj.

Në duar mbajnë flamuj kombëtar, teksa me ngulm kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Ramës, që e akuzojnë për korrupsion.

Po ashtu thërrasin “Poshtë narko-shteti”, teksa kanë arritur në godinën e qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: