Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një deklaratë të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka si ‘idhull’ ish-baronin meksikan të drogës, Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj po komentonte përgjimet e publikuara së fundmi dhe atë që ai e konsideron si ‘kapje të shtetit’. ‘Kreu i organizatës ka idhull El Chapon’, deklaroi Ahmetaj.

Më tej, ish-zv/kryeministri iu referua edhe një shprehjeje që, sipas tij, lidhet me El Chapon dhe e përdori atë për të përshkruar mënyrën se si, sipas tij, funksionon qeverisja e Ramës.

‘Motoja e El Chapos është: një m… të madh do ta mbulojmë me një m… më të madh akoma. E keni parë çfarë bën? Del aty, vazhdon me ligjin, vazhdon me këtë, me grabitjen’, tha Ahmetaj.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Të bëj dhe një pyetje të fundit Zoti Ahmetaj. Përgjimet që ne publikuam ose përgjimet që ju denoncuat, në një farë forme duket që kanë acaruar më shumë se çdo intervistë atë që ju konsideroni kreu i organizatës. Në fakt, janë përgjime ku bie shteti. A jeni i kënaqur me reagimin e opinionit dhe të faktorëve politikë pas atyre përgjimeve? Pra, a është ajo çfarë ju prisnit?

Arben Ahmetaj: Pas atyre përgjimeve nuk ka as pak vend për kënaqësi. Atje ka për trishtim, për vajtim. Domethënë ato tregojnë se si është kapur shteti, se si shteti punon për disa veta të përzgjedhur nga kreu i organizatës, se si është bërë kapja e shtetit. Ore, një pyetje për qytetarët dhe për Bankën Botërore. Duhet ta mbani mend disa nga ju janë shumë të rinj, po ti zoti Peka je gati mosha ime pak më i ri. Ore, në 2004-ën, për 1 të 1 miliontën e kësaj Banka Botërore shkruajti në raport kapje shteti. Për 1 të 1 miliontën e saj, dhe doli e tij bashkë me Saliun dhe Lul Bashën dhe thoshin që Ramës pas, Fatos Nano ka kapur shtetin.

Çim Peka: Lul Basha ishte në Holandë në atë kohë po nejse. Ishin, kishte ardh me atë tjetrin e vet që, e kam thënë që atëherë e këta kanë gjetë varmiksin. Edhe e gjetën, po s’ka rëndësi. Nuk ka rëndësi kjo fare.

Arben Ahmetaj: Për s’ka nuk, nuk ka rëndësi, nuk ka vend për kënaqësi, është trishtim. Është për të qarë. Reagimi, reagimi, reagimi i popullit, i institucioneve, i brenda PS-së ka shumë vlerë. Por, kur ti më thua mua kreu i organizatës, ore ju se njihni kreun e organizatës atëherë. Unë do t’ju kërkoj shqiptarëve të falur për këtë frazë që përdor, t’ju kërkoj ndjesë pafund. Ore, kreu i organizatës ka idhull El Chapon dhe ka moto El Chapos është ‘një, më falni shqiptarë, motra vëllezër, nëna, baballarë. Motoja është: një mut të madh do ta mbulojmë me një mut më të madh akoma’. E keni parë çfarë bën? Del aty, vazhdon me ligjin, vazhdon me këtë, me grabitjen. Kështu që është mërzitur s’është mërzitur kreu i organizatës, unë nuk përdor dot atë shprehjen kushtetuese të ca segmenteve të drejtësisë, qoftë hetimi, qoftë gjykimi. Nuk më rruhet, jo, jo. Nuk dua ta di. Unë kam punë me popullin, kam punë me protestën, kam punë me familjen time. Se po të kisha punë me të tjerët, do t’i referohesha dhe opozitës që merret me pagat e magjistratëve. Po pse, objekti, objekti i punës së opozitës janë pagat e magjistratëve zoti Peka? Le të merret ministri i financave. Ka të drejtë, s’ka të drejtë, është histori tjetër komplet.

U fut kaq një opozitë e tërë aty në kurth, mbas pagave të magjistratëve. O zot i madh. Ja e fituat atë betejë të zëmë se. Çfarë ndryshoi në demokracinë e Shqipërisë? Xero, e patë çfarë bën? Elvin Gogën e vuan që të, ç’të bënte kallëzim për ministrin e financave, me demjek ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E di pse? Për provokim. 1/2. I binte, i binte çështja buka si procedurë se si materie i ka rënë. Se mua Elvin Goga më ka çuar, gogaj më ka çuar për çështjen e buka, për mospranimin, për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, megjithëse është zbatuar. I thuaj Elvinit, Zotit Dumani dhe Zotit Braho. Çoje çikë kreun e organizatës dhe ministrin e financave tani të shohim për shpërdorim detyre. Muhabet koti mo. Pra, edhe një herë, ka rënë shteti, zoti Peka, është trishtim i madh. Ore, një e një milionta doli në 21 janar dhe ne bëmë 21 janarin. Atëherë, me të ndjerin edhe me ish-ministrin e asaj kohe, edhe ish-presidentin. Kështu që mos më thuaj mua a ke ndonjë kënaqësi. Kam vetëm trishtim, për atë që i ndodh vendit tim, që i është bashkuar tani me të njëjtën, me të njëjtën dhimbje, familjes. Të gjithë vuajtjes së familjes time. Shqipëria vuan edhe më shumë se familja ime sot

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb