Më 26 shtator, në Ulmë të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, do të organizohen protesta nga Diaspora shqiptare.
Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Gjermani protesta do të zhvillohet nga ora 18:30, ndërsa në Finlandë me fillim nga ora 17:00.
Protesta është e organizuar zyrtarisht, me organizator dhe me leje nga autoritetet e qytetit.
