Aktivisti Gent Progni, në fjalën e tij në protestën e 115 përballë Kryeministrisë foli për skandalin e AKSHI-t, dosje për të cilën u dha masë edhe për ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni dhe u ushtrua kontroll në banesën e ish-drejtorit të Policisë Ilir Proda.
Progni tha se e ka denoncuar prej kohësh skandalin në AKSHI, duke thënë se afera është edhe më e tmerrshme, nëse i shkohet deri në fund.
Denoncoi se nëse afera hetohet akoma, atëherë del se shteti shqiptar ka shitur të dhënat e qytetarëve për kriminelë nëpër botë.
Gent Progni: Përpara 4 vitesh unë kam denoncuar aferën e AKSHI-t. Ende nuk është hetuar në thellësi, sepse shteti ka printuar pasaporta false, shteti jonë ka shitur të dhënat tona për kriminelë nëpër botë, shteti ynë ka përdporur të dhënat tona për trafik droge nëpër botë dhe nëse hetohet si duhet, është nga skandalet më të mëdha në Europë.
Desha t’ju them mediave se ku e keni sot Ergys Agaçin, ku e keni Ermal Beqirajn? Sepse janë një grup i strukturuar kriminal, që janë munduar ta fshehin atë aferë, që sot po del hapur sesa e tmerrshme ka qenë.
