Tre persona janë identifikuar nga Policia e Fierit si të dyshuar për zjarrvënie në disa zona të qarkut Fier. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa i treti do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Në pranga kanë rënë P. Z., 66 vjeç, i dyshuar për zjarrvënien në fshatin Ade dhe D. K., 62 vjeç, i dyshuar për zjarrvënien në fshatin Kashisht.
Ndërkohë, D. M., 35 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në fshatin Drizë.
Sipas Policisë, nga përhapja e flakëve janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte. Zjarret kanë krijuar gjithashtu rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të prekura, veçanërisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vijimin e hetimeve.
