“Shteti ka rënë siguria kombëtare ka rënë”, kështu u shpreh Tedi Blushi në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve.

Mbledhja u shoqërua me diskutime e debate, për çështjen e arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni si edhe për reformën territoriale.

Blushi shtoi se institucionet janë në dorë të mafies dhe si vend i NATO-s, siguria kombëtare është cënuar.

Gjithashtu debati vijoi edhe mes deputetit Luçiano Boçi dhe kreut të Komisionit Ulsi Manja.

“Dua të ketë qëndrim real në raport me atë që konsiderohet ligji dhe Kushtetuta. Për reformën territoriale keni vijuar me justifikimin se nuk ka kohë. Në datën 30 është sjellë një propozim nga një grup deputetësh. Unë kam shkresën dhe shkresa ka konfliktualitet kushtetues dhe parlamentar. Këtu nuk ka seriozitet. Ka rënë siguria parlamentare, qeverisëse, me letra Bakalli funksionon Parlamenti i Shqipërisë. Nuk e di ku shkoni me këto shkresa dhe si dilni para shqiptarëve, kur ka gabime”, nënvizoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb