Direkt nga grumbullimi i kombëtares së Italisë, mesfushori i njohur, Davide Frattesi ka komentuar rikthimin e Roberto Mancinit në pankinën axurre, duke shprehur kënaqësinë e tij për diçka të tillë.
“Jam shumë i kënaqur që Mancini u kthye, përsa i përket vendimit të tij për t’u larguar vite më parë nuk është diçka që na përket ne futbollistëve. Gjithsesi nuk mund ta bëjmë fajtor, do të doja të shihja sa njerëz do të vepronin ndryshe”.
E gjetëm Mancinin siç e kishim lënë. Nuk shohim vetëm për javën e ardhshme, por për më larg-shtoi Frattesi-edhe duke gabuar, por e rëndësishme është të rigjejmë veten sepse kur ndeshjet do të marrin peshë, vetëm duke gabuar mund të bëjmë më mirë. Dhe futbollistët e rinj do të na ndihmojnë shumë, por po e përsësis, shohim më larg dhe jo vetëm në javën e ardhshme”.
