Aktivisti Gent Progni, në fjalën e tij në protestën e 116 qytetare kundër qeverisë kishte një thirrje për qytetarët.

Progni u shpreh se nesër në orën 09:30 minuta të gjithë duhet të jenë para parlamentit.

Ai u shpreh se qytetarët duhet të dalin për familjet e tyre. Progni nënvizoi se nëse janë shumë persona tek Kuvendi, atëherë parlamentarëve do ju dridhen këmbët.

Gent Progni: Nesër në 09:00 mos harroni tek parlamenti.  Mund të kapim aty Ulsiun, këdo tjetër parlamentar. Nëse nuk keni arsye për këto emra, hapni llogarinë bankare e shikoni sa lekë ju kanë ngelur.

Shikoni sesa ka shkuar çmimi i karburantit, nëse nuk iu mbush mendjen as kjo, shikoni miqtë tuaj në çfarë gjendje janë. Dilni për fëmijën tuaj, familjen tuaj, makinën tuaj.

Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët. Mos harroni me vezë me vete dhe me kastravec e domate. Dilni nesër se mund ta bëjmë ndryshimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb