Deputeti i PD Saimir Korreshi ka deklaruar se shteti ka rënë pas asaj që ka ndodhur me ish kreun e Shërbimit Informativ Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
“Shteti shqiptar sot i kanë fikur radarët. E kanë servirur në pjatën e nkrimit, kjo ka ndodhur me këtë çështje të këtyre ditëve. Çdo njeri është vurnelabër në dorë të krimit. Vettingu në dorë të krimit, certifikatat në dorë të krimit. Shteti ka rënë de facto sot. Ajo që ndodhi dje i ka fikur llampat dhe radarët parlamentit, sepse ajo që tha opozita ka kaq kohë, është që shteti ka qenë në funksion të krimit dhe krimi në funksion të vjedhjes së zgjedhjeve.
Qeveria bën si syleshe qorre e nuk vjen në Kuvend. Në më të paktën e mundshme është fajtore sepse ka zgjedhur njerëz të paaftë të lidhur me krimin.
Kjo më e pakta. Por ata janë zgjedhur me dorë një nga një për të mbajtur këtë shtet që është bërë një me krimin. Begaj duhet të mblidhte sot sigurinë kombëtare. Ku është numri 1. Apo ha fasule edhe ik se yp xhixhi edhe Baromi. Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend. Nuk ë shtë histori rozë, është krijuar posaçërisht.
Se ka folur edhe për agjentura serbe ajo, ka dhënë ca mesahe, do të shohim kush tjetër e ka radhën, se po çon mesazhe Vlora. Shtetit i janë fikur llapat dhe jemi të pa besueshëm përballë BE-së”, tha ai.
