Papa Leo XIV ka nisur sot një vizitë katërditore në Francë, ku në qendër të programit do të jetë një meshë masive në Paris, e cila pritet të mbledhë më shumë se gjysmë milioni besimtarë.

Sipas pritjeve, rreth 600 mijë katolikë pritet të marrin pjesë në aktivitetet përgjatë Champs-Élysées dhe pranë Harkut të Triumfit, duke e kthyer vizitën e Papës në një prej ngjarjeve më të mëdha fetare të zhvilluara në Francë vitet e fundit.

Papa Leo XIV do të pritet në aeroportin Orly nga presidenti francez Emmanuel Macron. Pas ceremonisë së pritjes, dy liderët pritet të zhvillojnë një takim në Pallatin Élysée, ku në fokus do të jenë çështje gjeopolitike dhe zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, Macron nuk pritet të marrë pjesë në asnjë prej meshave të drejtuara nga Papa gjatë vizitës. Qëndrimi lidhet me parimin e laicitetit në Francë dhe ndarjen e institucioneve shtetërore nga feja.

Vizita e Papës pritet të përfshijë takime me autoritete franceze, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe besimtarë, ndërsa mesha në Paris do të jetë një nga momentet kryesore të qëndrimit të tij në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb