Kryeministri Edi Rama pritet të ngjitet sot në podiumin e Kombeve të Bashkuara, ku do të mbajë fjalimin e tij në kuadër të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Rama ndodhet prej të shtunës në Shtetet e Bashkuara, ndërsa fjala e tij është parashikuar për orën 17:00 me orën tonë. Fjalimi do të mbahet në nisje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku kryeministri shqiptar pritet të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë për çështje me interes ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Rama ka zhvilluar edhe një takim me komunitetin shqiptar në Michigan. Krahas angazhimeve në kuadër të punimeve të OKB-së, axhenda e tij përfshin takime me përfaqësues të politikës, sektorit ekonomik dhe organizatave ndërkombëtare. Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë në SHBA, kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.

Një nga çështjet që pritet me interes është nëse Rama do t’i referohet në fjalën e tij edhe situatës së ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në proceset gjyqësore në Hagë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: