Deputetja e PS, Iris Luarasi ka dënuar shantazhin dhe kërcënimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni ndaj gazetares së News24, Klodiana Lala, pak metra larg GJKKO-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Luarasi shprehet se gjuha e Hysenit është e papranueshme, ndërsa shton se gazetarja ishte në krye të detyrës, për të informuar opinionin publik.

Ajo thekson se SPAK duhet të trajtojë me përparësi kallëzimin e Lalës dhe kërkon që instiucione t’i ofrojnë asaj mbrojtje.

“Si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i bëj thirrje SPAK-ut që ta trajtojë me seriozitet dhe me përparësi kallëzimin e gazetares. I bëj thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të garantojnë mbrojtjen e saj. Pyetjet e gazetarëve duhet të marrin përgjigje, jo kërcënime”, shkruan ajo.

Reagimi i Iris Luarasit
Deklarata e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj Klodiana Lala në hyrje të GjKKO-së është e papranueshme. Një gazetare po bënte një pyetje me interes publik. Në vend të përgjigjes mori insinuata që dëmtojnë reputacionin, integritetin profesional dhe sigurinë e saj personale. Si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i bëj thirrje SPAK-ut që ta trajtojë me seriozitet dhe me përparësi kallëzimin e gazetares. I bëj thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të garantojnë mbrojtjen e saj. Pyetjet e gazetarëve duhet të marrin përgjigje, jo kërcënime. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim i shtetit dhe kusht për demokracinë. Gazetarët që bëjnë pyetje nuk janë armiq.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb