Para ndeshjes ndaj Bjellorusisë, e cila luhet të shtunën, trajneri Maran u shpreh në konferencë se skuadra duhet të tregohet e zgjuar për të fituar këtë takim. Sipas tij, edhe pse mund të ketë vështirësi, skuadra duhet të dijë të dalë nga situata.

“Qëllimi është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të mos humbasim topin. Duhet të dimë si të interpretojmë lojën kur humbasim topin.

Nga ndeshjet e qershorit kemi marrë disa mësime. Fokusi është që të bëjmë ndeshjen më të mirë ndaj Bjellorusisë. Gjatë një ndeshje do të ketë vështirësi, por duhet të jemi të fortë dhe me kurajë për punën që kemi bërë dhe të dimë si të reagojmë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb