Jude Bellingham vazhdon të dominojë çmimet individuale në futbollin anglez. Ylli i Real Madridit është shpallur Lojtari i Vitit në Angli për të dytin vit radhazi, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij të shkëlqyera me kombëtaren.
Mesfushori 22-vjeçar ka qenë një prej figurave kryesore të Anglisë në arenën ndërkombëtare, duke treguar vazhdimisht ndikimin e tij në ndeshjet me rëndësi.
“Ndihem shumë mirë. Është një nder i madh të zgjidhesh përsëri nga tifozët. Pra, nuk është diçka për të cilën mendon kur luan për vendin tënd, por është padyshim një shtesë e bukur e vogël në verën e mrekullueshme që kaluam dhe nderin e të luajturit për vendin tim”.
