Pas humbjes ndaj Egnatias, Partizani ka lënë pas pushimet dhe ka nisur përgatitjet për gjashtë javët e ardhshme të Kategorisë Superiore. Të kuqtë janë rikthyer dje në fushën e stërvitjes, duke nisur punën për derbin e javës së 6-të ndaj Tiranës.

Në njoftimin e bërë publik nga klubi thuhet: “Skuadra ka rifilluar përgatitjet pas disa ditëve pushimi. Grupi është rikthyer në fushë për të vijuar stërvitjet në kuadër të përballjes ndaj Tiranës, e vlefshme për javën e 6-të të Abissnet Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv në Arbanë. Në drejtimin e trajnerit Florin Bratu dhe stafit teknik, grupi nuk ka qenë i plotë, pasi prezentë nuk janë lojtarët e angazhuar me ekipet përfaqësuese”.

Përgatitjet kanë nisur në shtëpinë e Dinamos dhe, deri në përfundimin e grumbullimeve të Kombëtareve, të besuarit e trajnerit Bratu do të përballen me disa vështirësi për sa i përket organizimit të seancave stërvitore dhe gjetjes së terreneve të përshtatshme. Në fokus është tashmë derbi me Tiranën, ku kërkohet kthesa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb