Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë diskutimeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi akuzon Ramën se e përdor Kosovën për propagandë politike, ndërsa sipas tij, në institucionet ndërkombëtare nuk mban të njëjtin qëndrim.

“Edi Rama e përdor Kosovën për propagandë ditore, por kur vjen puna te qëndrimet në institucionet ndërkombëtare, fjalët mungojnë”, shkruan Bardhi.

Ai pretendon se gjatë diskutimeve në OKB, Rama nuk e ka përmendur Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo liderët e saj.

Bardhi thekson se, sipas tij, për Kosovën nuk mjaftojnë deklaratat politike, por nevojitet një qëndrim i qartë i Shqipërisë dhe mbështetje konkrete në institucionet ndërkombëtare.

“Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje”, përfundon reagimin e tij kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit në Facebook;

Edi Rama e përdor Kosovën për propagandë ditore, por kur vjen puna te qëndrimet në institucionet ndërkombëtare, fjalët mungojnë. Gjatë diskutimeve në OKB , Edi Rama nuk e përmendi asnjëherë Kosovën, UÇK-në apo liderët e saj.

Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor. Ajo që vlen është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare. Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: