Një autobus është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në afërsi të hyrjes së Tunelit të Krrabës.

Nga zjarri autobusi është shkrumbuar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij në flakë. Nuk ka ende informacion të konfirmuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat do të punojnë për shuarjen e zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të incidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: