Aktivisti Ilir Xhemalaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 119-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

Xhemalaj foli edhe për Vlora Hysenin, ndaj së cilës ngriti akuza për përhapje të informacioneve të rreme me qëllim, sipas tij, përçarjen e protestës. Aktivisti iu drejtua gjithashtu personave që ai i identifikoi si pjesë të SHIK-ut, duke u kërkuar të largohen nga protesta.

Ai u bëri thirrje edhe socialistëve dhe qytetarëve që e ndjekin protestën nga televizori që t’i bashkohen tubimit.

Xhemalaj po ashtu deklaroi se protestuesit duhet të bashkohen për të kundërshtuar qeverinë dhe kërkoi rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Vlora Hyseni kjo tradhtare  e kombit ka shpërndarë informacione të rreme për të përçarë këtë protestë. Sot doja t’i bëjë thirrje të gjitha SHIK-save që janë mes nesh të shporren sepse këtë protestë nuk e përçanë dot. Të gjitha ta shqiptarë që kanë shpirt opozita dhe duan vendin e tyre ta shohin sa më mirë, sot është dita për të dalë në shesh. Të gjithë ta socialistë të ndershëm e ka për detyrë që sot jetë në shesh. Të gjithë ata që na ndjekin nga televizori, çfarë prisnin? Shpin po ua marrin, Shqipërinë po ua shesin…çohuni nga divani dhe ejani këtu të gjithë…Duhet të jeni këtu sa nuk është vonë. Duhet të jemi krah për krah për të luftuar qeverinë më të korruptuar, të rrëzojmë Edi Ramën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: