Pak para startit të ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi, atmosfera në “Air Albania” është elektrizuese. Tifozët kuqezi janë mbledhur në stadium duke krijuar një mbështetje të veçantë për Kombëtaren shqiptare, në prag të nisjes së Nations League.

Flamujt kuqezi, këngët dhe brohoritjet kanë shoqëruar minutat para fillimit të sfidës, ndërsa pritshmëritë janë të larta për 90 minutat që do dhurojnë emocione.

Pamjet nga atmosfera para ndeshjes tregojnë entuziazmin e tifozëve shqiptarë, të cilët si në çdo takim, ashtu edhe ndaj Bjellorusisë, do mbështesin kuqezinjtë. Shqipëria synon fitoren në këtë takim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb