Kryeministri Edi Rama sapo është kthyer nga SHBA-të në fjalën e tij nga Rinasi nuk ka marrë përgjegjësi për skandalin tek SHISH.
Rama u shpreh se masa e SPAK ishte ekstreme.
Ai deklaron se hetimi duhet të shkojë deri në fund.
Edi Rama: Vendosa që të drejtohem në këtë konferencë, sepse zhvillimet e fundit të arrestit të ish-drejtueses së SHISH do duhet të kishin një shpjegim.
Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar masën arrest në shtëpi.
Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund.
