Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se nuk ka prekur kurrë paratë dhe pronat e shqiptarëve.
Rama tha se është në pozitë për emrin dhe jo për pasuri. Tha fjalë të ashpra për kritikët e PS.
Edi Rama: Mua nuk më bën dot askush palë për asgjë që në 28 vjet e 4 muaj në shërbimin publik të ketë prekur paratë e shqiptarëve, pronat, interesat e shqiptarëve.
Mund të flasin në emrin tim apo kundër emrit tim. Mund të thonë se pas një gjëme kriminale jam unë, mund të tregojnë përralla me arkitektët e tërë botës mbledhur rreth meje për të pastruar paratë e kullave të mia… të tjerë flasin se blejnë vota për pushtetin tim…
Kundërshtarët e mi, janë të përdalët e rrugëve opozitare dhe dashtakzemërakët e ish-rrugëve qeveritare.
