Kosova ka pësuar humbje 3-1 ndaj Austrisë në Vjenë, në përballjen e vlefshme për Nations League. Vendasit zhbllokuan shifrat me Affengruber, në minutën e 23-të. 

Në fundin e pjesës së parë, austriakët gjetën të papërgatitur dardanët në fundin e fraksionit dhe dyfishuan me Adamu. Në pjesën e dytë, Kosova provoi të reagonte, por pa rezultat.  Carney thelloi shifrat pak më vonë dhe shuajti shpresën e skuadrës së Fodas për të dalë me pikë nga ky takim.  Në minutat e fundit, Zhegrova ngushtoi shifrat,  me anë të një penalltie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb