Një lokal është përfshirë nga flakët në lagjen Nea Jonia të Athinës, duke u shkatërruar tërësisht nga zjarri. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në tre banesa që ndodhen mbi godinën ku ishte lokali.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga autoritetet greke, të cilat dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas policisë greke, ky është i njëjti lokal ku më 22 shkurt 2023 u ekzekutua me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami. Ai u qëllua për vdekje me një plumb në ambientet e lokalit. Autoritetet greke nuk kanë deklaruar deri tani nëse zjarri i rënë sot ka ndonjë lidhje me vrasjen e Pëllumb Islamit apo me persona të përfshirë në atë ngjarje.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe nëse ai është vendosur qëllimisht, ndërsa policia po mbledh prova dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb