Në një video-mesazh drejtuar Konferencës Ndërparlamentare Shqipëri-BE, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, u ndal te reformat që Shqipëria duhet të vijojë për avancimin e procesit të integrimit europian. Ai vuri theksin te nevoja për një gjyqësor të pavarur, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin efektiv të institucioneve në shërbim të qytetarëve.

Mcallister theksoi se tashmë duhen arritur rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit, ndërkohë që kërkoi garanci që institucionet publike t’u shërbejnë qytetarëve.

“I afron ekonomitë me njëra-tjetrën forcën institucionet dhe ndihmon qëndrueshmërinë afatgjatë në kontinentin tonë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka përforcuar më tej rëndësinë strategjike të zgjerimit të BE-së. Mbajtja e BP në një gjendje të zgjatur pasigurisë mund të dobësojë mbështetjen për reformat dhe krijon mundësi që palë të treta të zgjerojnë ndikimin e tyre negativ. BE duhet t’i çojë përpara negociatat sa herë që përmbushen kriteret e dakordësuara.

Vendet që zbatojnë reformat duhet të jenë në gjendje të mbështeten te bashkimi Europian për përmbushjen e angazhimeve të marra prej tij. Shqipëria ka hapur të 6 grupkapitujt e negociatave. Tashmë sfida që qëndron përpara është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, arritja e rezultateve të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe garantimi që institucione publike t’u shërbejnë qytetarëve në mënyrë efektive. Ju inkurajoj t’i çoni përpara këto reforma me të njëjtën vendosmëri.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: