Tekniku i Italisë, Mancini doli në konferencë para ndeshjes ndaj Turqisë në Nations League.
“Tani me Turqinë kemi mundësinë të ndryshojmë diçka, dhe disa lojtarë, sepse në këtë nivel nuk mund të luash katër ndeshje kaq shpejt. Montella ka një ekip shumë të fortë, plot talente, do të jetë e vështirë.
“Presion pas humbjes kundër Belgjikës? Asnjë, është një ndeshje futbolli. Nesër do të përpiqemi të luajmë mirë dhe të fitojmë”, shtoi ai, duke folur për RaiSport.
“Nuk kishte besim edhe kur fituam Kampionatin Evropian, nuk u konsideruam midis gjashtë ose shtatë më të mirëve. Thjesht duhet të punojmë dhe t’u japim lojtarëve të rinj pak kohë”.
