Shqipëria përballet me San Marinon në Nations League, në takimin që do luhet te martën në orën 20.45. Së fundmi, është përcaktuar edhe trupa e arbitrimit që do të vendosë drejtësi në sfidën që luhet në transfertë.
Ndeshja do të gjykohet nga hungarezi Mihaly Kapraly. Ai do të ketë ndihmën e Balazs Buzas dhe Peter Kobor. Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar Marcell Derdak, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Tamas Bognar, gjithashtu nga Hungaria. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të edicionit, Shqipëria mundi 2-0 Bjellorusinë.
