Maks Vershtapen, i cili e mbylli garën në Baku vetëm pak pas fituesit, besoi deri në fund.
“Ishte një garë e mirë, pavarësisht se pjesa e parë ishte e vështirë me gomat medium. Arritëm të ngjiteshim në vendin e tretë dhe, falë makinës së sigurisë, fituam edhe një pozicion tjetër. Në xhiron e fundit arrita të afrohesha me Rasëllin.
U përpoqa t’i afrohesha sa më shumë dhe t’i bëja presion, sepse ai kishte humbur ritmin, por nuk ia dola ta parakaloja”. Piloti holandez, që tashmë ka 15 gara radhazi pa fitore, vijoi të fliste për xhirot e fundit: “Herë pas here e hapja pak më shumë vijën e kthesës, por goma rezistoi mirë. Në përgjithësi, gjithçka shkoi mirë”.
